Deklarata e Selena Gomez ditën e sotme, ku i kërkonte fansave dhe ndjekësve të saj që të tregonin “mirësi” në drejtim të Hailey Bieber, e cila ishte përballur me bullizëm deri në kërcënime me vdekje kohët e fundit, ka tërhequr vëmendjen e shumë njerëzve, teksa nuk kanë munguar komplimentat dhe mbështetja për këngëtaren nga miqtë e kolegët e saj.
“Hailey Bieber më kontaktoi dhe më tha se ka marrë kërcënime me vdekje dhe shumënegativitet. Kjo nuk është ajo që unë përkrah. Askush nuk duhet të përjetojë urrejtje ose bullizëm. Unë gjithmonë kam mbrojtur mirësinë dhe me të vërtetë dua që e gjithë kjo të ndalet.”- skruante Selena në një postim në Instagram, që u shpërnda masivisht, ndërsa tani edhe Hailey ka bërë një deklaratë të sajën, ndër të tjera duke falenderuar publikisht këngëtaren:
“Dua të falënderoj Selena-n që foli, ndërsa ajo dhe unë kemi diskutuar javët e fundit se si ta lemë pas këtë narrativë që vazhdon mes saj dhe meje. Javët e fundit kanë qenë shumë të vështira për të gjithë të përfshirët dhe miliona njerëz po shohin kaq shumë urrejtje rreth kësaj gjëje që është jashtëzakonisht e dëmshme. Media sociale ka një fuqi të jashtëzakonshme lidhëse dhe të ndërtojë komunitete, por momente shkaktojnë përcarje ekstreme, në vend që t’i bëjnë njerëzit bashkë.
Gjërat gjithmonë mund të nxirren jashtë kontekstit ose të interpretohen ndryshe nga sa ishin menduar. Ne të gjithë duhet të jemi më të kujdesshëm për atë që postojmë dhe çfarë themi, përfshirë edhe mua. Në fund, besoj se dashuria do të jetë gjithmonë më e madhe se urrejtja dhe negativiteti dhe do të ketë gjithmonë një mundësi për të takuar njëri-tjetrin me më shumë ndjeshmëri dhe dhembshuri.”