Mes Fotinisë, Antonetës dhe Sabianit, ja cili banor u largua nga shtëpia e “Big Brother VIP”

Vendimi i të eleminuarit të rradhës nga gara e “Big Brother VIP” u komunikua pak më parë nga moderatorja Arbana Osmani.

Mes 7 banorëve: Nita, Armaldo, Qetsori, Dea Mishel, Fotini, Antoneta dhe Sabian, ishte ky i fundit që u largua përfundimisht nga gara.

Sabiani ishte banori i cili nuk hyri në BBV për të krijuar lojëra apo strategji, por hyri me një qëllim për të mbrojtur vajzën e tij Keisin.

Tashmë duket se ai e kreu ‘misionin’, pasi rregulloi edhe marrëdhënien me Kristin, e kështu rrugëtimi i tij u ndërpre mbrëmjen e sotme.