Vendimi i të eleminuarit të rradhës nga gara e “Big Brother VIP” u komunikua pak më parë nga moderatorja Arbana Osmani.
Mes 7 banorëve: Nita, Armaldo, Qetsori, Dea Mishel, Fotini, Antoneta dhe Sabian, ishte ky i fundit që u largua përfundimisht nga gara.
Sabiani ishte banori i cili nuk hyri në BBV për të krijuar lojëra apo strategji, por hyri me një qëllim për të mbrojtur vajzën e tij Keisin.
Tashmë duket se ai e kreu ‘misionin’, pasi rregulloi edhe marrëdhënien me Kristin, e kështu rrugëtimi i tij u ndërpre mbrëmjen e sotme.