Mes Elvisit, Antonetës dhe Shpatit, ja kush banor u largua nga BBV

Pak më parë, Arbana Osmani hapi zarfin me emrin e banorit të eleminuar.

Ashtu siç pritej, si fillim moderatorja bëri të ditur se banori i parë që i shpëton eleminimit është Luizi.

Më pas, mes Elvisit, Antonetës dhe Shpatit, Arbana bëri të ditur se ky i fundit është zgjedhur si më pak i pëlqyer nga publiku, duke u larguar nga BBV.

Sa i përket Shpatit, ai u përfol shpesh brenda shtëpisë së BBV se mund të ketë një lidhje me Dea Mishel ose Nitën por rezultoi vetëm një miqësi.