Ndarja e tyre përflitej prej kohësh, teksa ishte Vivien ajo që e konfirmoi e para dhënien fund të marrëdhënies me Getinjon, pasi e nisën historinë e tyre në “BBVIP” dhe e vazhduan jashtë, madje qarkulluan thashetheme edhe për një pritje të ëmbël.
Ndërkohë sot ka qenë radha e reperit që të flasë për herë të parë në lidhje me ndarjen dhe cfarë ka ndodhur mes tyre, teksa deklaratën e ka nisur me një mesazh të rëndësishëm:
Pas kësaj fotoje, ai ka vazhduar me një video shpjeguese, ku ndër të tjera ka treguar se ka qenë vërtetë i dashuruar me Vivien dhe nuk ka bërë asnjë për show, ndërsa e ka mbyllur me shprehjen e famshme” “Hajri e daftë, ski çka bon”.
Deklarata e plotë e reperit:
“Nuk ka të bëj këto veprime me gjërat që kanë ndodhur së fundmi në jetën time private kështu që ato sene kanë ik, unë asnjëherë nuk e fus lidhjen tem personale që e kom me një njeri për show, disa e bëjnë une nuk e boj këtë punë dhe se kam bo kurrë. Ashtu ke tripi, u lidha u kënaqa, u dashurova 100% por i kam disa halle në kokën tem që i di veç unë, këto sene ndodhin në krejt botën. Nuk kisha than me na mundu me pyetje, me intervista se këto sene janë normale, këto sene ndodhin, njeri duhet me jetu i qetë me këto sene. Unë nuk jam mësu me këto sene sepse nuk kam pasur kurrë këso lidhje në rrjetet sociale e dini edhe ju vet që është hera e parë në jetën tem. Për me kan i sinqertë për krejt njerëzit në jetën tem. Hajri e daftë. S’ki çka bon.”