Mbrëmjen e djeshme u mbajt pjesa e parë e Post Big Brother Vip Albania.
Arbana Osmani, dy opinionistët Zhaklin dhe Arbër, si dhe të gjithë konkurentët, u vendosën përballë njëri-tjetrit. Në diskutimet e tyre nuk munguan as debatet dhe tonet e larta të zërit.
Një përplasje ndodhi mes Kiarës dhe Zhaklinës. Në këtë pikë ndërhyri Arbana duke ju drejtuar opinionistes.
“Ndoshta do e kishit pasur më të lehtë të bëheshit fansa,vitin e kaluar kemi pasur edhe opinionistë që janë bërë fansa”, u shpreh Arbana duke nënkuptuar rastin e vitit të kaluar ku Balina Bodinaku u përfol aq shumë për preferencën e saj kundrejt Donald Veshaj.
Pas kësaj, Balina ka reaguar përmes disa videosh në Instagram.
Ajo u shpreh se ka qenë vetë Arbana ajo që i ka bërë ftesë të ishte opinioniste edhe këtë vit.
“Në lidhje me komentin e Arbanës nuk e kam marrë seriozisht sepse ka qenë vet Arbana ajo që më ka ftuar që të jem sërish pjesë e BBV si opinioniste. Pra, në rrethana të tjera mbrëmë do të më kishte patur në studio. Kështu që merreni shtruar”, shprehet Balina teksa në fund të videos shprehet në mënyrë ironike se Arbana e ka patur në kontekstin e shakasë.