Merr fund pritja! Publikohet projekti i ri muzikor i Encës me Beartin protagonist në klip!

Teksa të gjithë po prisnin projektin e saj më të ri muzikor, këngëtarja i surprizoi të gjithë me një postim në Instagram ku shfaqej duke përqafuar një mashkull, identitetin e të cilit nuk e zbuloi.

Të gjithë ndjekësit nisën menjëherë dyshimet se mashkulli misterioz është pikërisht ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Beart Rexhepi dhe fansat mendonin se këngëtarja e ka zgjedhur atë për klipin më të ri muzikor. Dhe kështu është e vërteta! Enca ka publikuar ditën e sotme projektin e shumëpritur dhe kënga me titull “Rakia” dhe ka sjellë në klipin e saj protagonist Beartin. Epo, tani nuk ka më dyshime nga fansat!

Para pak ditësh Enca ka zbuluar se shumë shpejt do të bëhet pjesë edhe tregut muzikor ndërkombëtar. Ajo i ka lënë fansat e saj ta pyesin në lidhje me gjithçka që kanë dëshirë dhe një i huaj i ka kërkuar që të flasë edhe në anglisht, sepse ata nuk e kuptojnë kur shkruan në shqip.