Hatërmbetjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip kanë bërë po aq bujë në media sa marrëdhëniet sentimentale.
Dyshja Sabian-Ilir ka qenë një nga më të përfolurat.
Nga kunjat e vazhdueshme në rrjet deri tek deklaratat polemike, marrëdhënia e tyre ka kaluar në pika të nxehta debati.
Së fundmi mesa duket gjërat janë qetësuar mes tyre.
Sabiani ka ndarë në profilin e tij në Instagram një video gazmore nga kujtimet në shtëpinë Big Brother Vip.
Në video shihet Sabiani, Iliri dhe Dolandi në një nga rrengjet e tyre brenda shtëpisë.
Ky detaj ka ngritur dyshime në rrjet se dyshja mund t’i kenë lënë në të kaluarën hatërmbetjet.