Merr fund hatermbetja mes Ilirit dhe Sabiant?! Kengetari habit me postimin e fundit!

Hatërmbetjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip kanë bërë po aq bujë në media sa marrëdhëniet sentimentale.

Dyshja Sabian-Ilir ka qenë një nga më të përfolurat.

Nga kunjat e vazhdueshme në rrjet deri tek deklaratat polemike, marrëdhënia e tyre ka kaluar në pika të nxehta debati.

Së fundmi mesa duket gjërat janë qetësuar mes tyre.

Sabiani ka ndarë në profilin e tij në Instagram një video gazmore nga kujtimet në shtëpinë Big Brother Vip.

Në video shihet Sabiani, Iliri dhe Dolandi në një nga rrengjet e tyre brenda shtëpisë.

Ky detaj ka ngritur dyshime në rrjet se dyshja mund t’i kenë lënë në të kaluarën hatërmbetjet.