Meridian Ramçaj e thotë troç: “Lojën Kiarës ia ka shkatërruar Zhaklin Lekatari”

Kiara Tito ka qenë në qëndër të kritikave pasi hyri sërish në “Big Brother VIP”.

Moderatorja është kritikuar shumë si nga publiku ashtu dhe nga një pjesë e banorëve, të cilët e shohin sjelljen e Kiarës shumë ndryshe nga javë më parë.

Pikërisht për këtë ndryshim të Kiarës ka folur së fundmi Meridian Ramçaj.

Ai ishte i ftuar në MCN.AL ku ndër të tjera theksoi se loja e Kiarës është dëmtuar për shkak të opinionistes Zhaklin Lekatari, duke shtuar se ajo i ka dhënë mesazhe të gabuara moderatores.

Një nga personat që ka ndikuar te loja e Kiarës është Zhaklina Lekatari. Ti thuash një njeriu që ti e di që po sulmohet për sjelljen me Luizin që po ti vazhdo, këmbëngul, mbroji të drejtat e grave, mbroji te drejtat e femrave, ai nuk duhet të sillet kështu…dmth ti e shtyn këtë njeri të bëjë po atë gjë që njerëzit nuk e duan jashtë”, tha ndër të tjera Meridiani.

Që pas hyrjes së saj pak ditë më parë në ” Big Brother VIP” si dhe debati me Efin, ka bërë që Kiara të humbasë më shumë se 30 mijë ndjekës.

Të shumtë e kanë kritikuar Kiarën, madje kanë kërkuar dhe largimin e saj pasi sipas tyre, po dëmton lojën e Luizit, i cili po ashtu është kritikuar mjaft pas debatit me Efin.