Meqënëse imazhin pas BBV nuk e ndryshon dot, Kejvina vendosi të bëjë këtë ndryshim në pamje

Skandali i ndodhur në fillimet e “Big Brother VIP 2” mes Luizit dhe Kejvinës, me këtë të fundit që goditi me pëllëmbë këngëtarin, do të mbahet mend gjatë nga publiku.

Megjithatë, Kejvina reagoi e penduar pas daljes nga BBV duke i kërkuae falje publikisht Luizit.

Mirëpo mesa duket Kejvina e ka një mënyrë për ta bërë publikun të harrojë paksa skandalin me Luizin dhe të fokusohet diku tjetër.

Modelja ka postuar pak më parë një video në rrjetin social Instagram të cilën e ka bashkangjitur me shkrimin: “Meqe imazhin mbas bigut se ndryshoj dot thash te ndryshoj floket”.

https://www.instagram.com/reel/CpqLJjJovQ3/?igshid=YmMyMTA2M2Y=