Meqë J.Lo u kthye me Ben Affleck, Alex nuk humb kohë dhe shfaqet në publik me ish-partneren!

Ish-partnerja e tij, Jennifer Lopez është rikthyer sërish me Ben Affleck dhe mesa duket dhe Alex ka bërë të njëjtën gjë pasi është parë nën shoqërinë e ish-bashkëshortes së tij, Cynthia Scurtis.

Së fundmi, dyshja zgjodhën që të kalojnë kohë në palestër dhe të stërviteshin së bashku dhe t’i bënin publike këto momente në rrjetet sociale.

Çifti u divorcuan më 2018, ndërsa kishin mbajtur raport shoqëror mes tyre.

Pas lajmit të ribashkimit të J.Lo me Ben Affleck u tha se ish i fejuari i yllit të muzikës, Alex Rodriguez është tronditur dhe acaruar nga ribashkimi i tyre pas 17 vitesh, një muaj pasi ai dhe këngëtarja i dhanë fund lidhjes së  tyre.

“A-Rod është tronditur që J.Lo ka ecur përpara. Ai me të vërtetë mendoi se do të ishin në gjendje të riktheheshin” , tha një burim i afërt me me Rodriguez.

Së fundmi, një burim pranë Alex i ka hedhur poshtë të gjitha këto pretendime duke thënë se ai është mirë dhe po vazhdon jetën normalisht.

‘Alex po shkon mirë. Ai ka kaluar kohë me familjen e tij dhe është përqendruar në marrëveshjen e “Timberëolves”. Ai është përqendruar te fëmijët e tij dhe ekipi. Kjo është gjithçka”, tha burimi i brendshëm për “Page Six