“Mendova se isha çmendur”, moderatorja e njohur tregon përvojën e saj të keqe të menopauzës!

Prezantuesja e njohur Ulrika Jonsson, ka treguar përvojën e saj tronditëse të menopauzës në një intervistë të re tepër emocionale.

Ulkira u shpreh se për herë të parë ka përjetuar simptomat e menopauzës në moshën 46-vjeçare. Prezantuesja televizive shkroi në “The Sun” se ajo ishte e hutuar kur gjendja e saj u përkeqësua, kishte ankth dhe dhimbje të tmerrshme koke, që filluan të krijoheshin si pasojë e menopauzës.

Për shkak të mungesës së njohurive të saj personale për këtë fazë të jetës, ajo doli në përfundimin se vuante nga demenca.

Jonsson gjithashtu pranoi se ishte e hutuar dhe e tronditur kur filloi të shtonte në peshë, pavarësisht se kryente aktivitet fizik.

Megjithatë, më alarmante për ish-modelen suedeze ishte humbja e kujtesës, duke thënë se ajo dikur kishte një kujtesë të mprehtë dhe ishte krenare për këtë gjë. Jonsson u shpreh se:

Me të vërtetë më shqetësoi. E gjeta veten duke kërkuar fjalë në mes të fjalisë. Në sytë e mi më dukej si errësirë ​​e plotë para meje dhe nuk kisha asnjë nxitje vizuale për fjalët që po kërkoja.

Harresa u bë baza e shakave në familjen e saj. Mungesa e njohurive rreth çështjes së menopauzës bëri që ajo të mos lidhte pikat e simptomave të saj. Ulkira vazhdoi:

Të gjitha këto simptoma më shoqëruan për një kohë të gjatë, për disa javë. Më vjen turp të them se nuk më kishte shkuar kurrë në mendje se do të kishte lidhje me fillimin e menopauzës. Mendja ime më në fund u qetësua kur fola me një mikun tim për atë që po përjetoja. Ai më vendosi krahun dhe më tha: “Jo e dashur, është vetëm fillimi i menopauzës”. Isha e shtangur. Për mua, ajo u ndje si një goditje shumë mizore nga ‘Nëna Natyrë’.

Ulrika kërkoi këshilla nga nëna e saj e cila kishte marrë tableta HRT, të cilat ndihmojnë në stabilizimin e hormoneve. Trajtimi e ndihmoi duke e qetësuar pasi përdori hormonin e progesteronit, të cilës i mungonte. Prezantuesja tha se:

Dëshiroj që shumë njerëz të ndërgjegjësohen dhe të jenë të vetëdijshëm për përvojën që unë kalova, jo vetëm gratë e tjera, por edhe burrat.