Melisa Lleshi mbetet nga personazhet më të përfolur të “Përputhen”.
Ish-konkurrentja vazhdon të jetë aktive në televizion ndërsa pas ndarjes së bujshme nga Andi, interesimi për jetën e saj private është tejet i madh.
Pasi zbuloi javë më parë në “Dance Albania” se është në një njohje të re, së fundmi ajo ka folur më shumë për të.
“…Janë sulur të gjithë, kush është, pse është, si është, çfarë është, sa ke, sa s’ke, duroni! Jo nuk është bjond, është diçka e mesme. Pak më i gjatë si unë, nuk kemi shumë diferencë në moshë. Thjeshtë është i pjekur, kaq më mjafton mua, më shumë se mosha. Ka qenë njëherë në publik, por askush nuk e dinte, madje as unë vetë nuk e dija. Më mbështet”, tha Melisa.
Kujtojmë se Melisa i dha fund lidhjes së saj me Andi Shehun pak muaj më parë.