Sezoni i katert i emisionit “Per’puthen” ne autoresi te Olsa Muhametit do te startoje se shpejti ne shtator.
Olsa ka organizuar shpesh pyetesor me ndjekesit e saj ne Instagram, ku ka pyetur rreth kurioziteteve apo kerkesave te publikut mbi sezonin e ri te programit.
Se fundmi autorja ka ndare ne InstaStory shkrimin e nje prej ndjekesve, i cili shprehte deshiren per te pare Melisa Lleshin pjese te “Per’puthen”.
Mesa duket, Olsa nuk qe aspak kunder kesaj ideje madje kerkoi edhe opinionin e ndjekesve nese do te donin t’a shihnin serish Melisen ne program.
Mirepo, duket se shumica e votuesve ishin kunder e ne nje tjeter InstaStory ata votuan se do te donin te shihnin konkurrente te rinj e jo rikthime te personazheve qe i kane pare me heret ne emisonin dating.