Pak kohe me pare, ish konkurentja Melisa Lleshi, ishte e ftuar ne emisionin jo televiziv “Roped with Olsi” ku iu bene disa pyetje ne lidhje me marredhenien e saj me Andin, por edhe pyetje per disa nga konkurentet e Perputhen, ku nder to ishte dhe Ledjana.
Melisa u shpreh per Ledjanen se ajo eshte nje person i shtirur dhe fallco. Kjo gje e revoltoi Ledjanen e cila nuk e kurseu pergjigjen per Melisen dhe keshtu filloi nje “lufte” ne rrjetet sociale, ku Melisa e akuzonte Ledjanen per ceshtjen e shume perfolur te marteses se Ledjanes me nje person nga Belgjika, gje te cilen kjo e fundit e ka mohuar kategorikisht.
Diten e sotme u transmetua intervista e Ledjanes per “Glamour Zone” ku ajo u pyet edhe per debatin me Melisen. Ledjana e filloi shume qete, duke mos e ofenduar Melisen, madje duke thene 3 cilesi pozitive te saj.
Me pas ajo u shpreh se nuk mund te quhej fallco nga Melisa, pasi kjo e fundit ka bere vete plot veprime per te cilat mund te quhej fallco.