Puntata e parë e “Pardon my French” në Top Albania Radio për sezonin e ri ishte e dedikuar për “Dancing With the Stars”, teksa dy nga çiftet e spektaklit të kërcimit rrëfyen më tepër për eksperiencën e tyre deri më tani.
Kështu, në pjesën e parë ishte vetë Elona Duro, moderatore e PDMF dhe konkurente në DWTS që foli në lidhje me formatin dhe bashkëpunimin me partnerin e saj në kërcim Anxhelon.
Ndërkohë në pjesën e dytë, të ftuar specialë ishin Megi Pojani me partnerin e saj, balerinin e njohur Jurgen Bala, në daljen e tyre të parë publike, në prag të nisjes së programit.
Ata sigurisht folën në lidhje me eksperiencën deri më tani në DWTS, por sigurisht që Megi është pyetur edhe për jetën e saj personale, për të cilën ka qenë në qendër të vëmendjes së fundmi.
Pra Pojani u pyet edhe për partnerin e saj në jetë, jo vetëm për atë në kërcim, dhe në fakt ishte Jurgeni që ju përgjigj i pari kësaj pyetje:
:Megi këto tre muaj e ka të ndaluar të ketë partner, kështu që për sa kohë është në ‘DWTS’ është vetëm partnerja ime, kështu që çuna as mos tentoni fare.”
Ndërkohë vetë moderatorja u shpreh kështu:
” Po bëj një regjim totalitar. Nëse dini ndonjë partner tjetër timin mund ta thoni, po unë vetëm Jurgenin di si partner.
Le të themi që ajo e pranoi se ka një partner, por jo atë që prisnin të gjithë…