“Më vjen t’i bie murit me kokë”- Pas puthjes së Keisit me Kristin, reagon Sabiani

Mbrëmja e djeshme me pyetje- përgjigje mes banorëve bëri që Keisi të jepte një deklaratë, të cilën duket se Sabiani nuk e ka pëlqyer aspak.

Teksa u pyet se si do të reagonte nëse i ati nuk do të ishte dakort për lidhjen e saj me Kristin, ajo u përgjigj se do të ndiqte zemrën e saj, pra do i dilte kundër Sabianit.

Keisi gjithashtu shkembeu mbrëmjen e djeshme puthjen e saj të parë në buzë me Kristin.

Pas këtyre ngjarjeve Sabiani e ka hequr Keisin nga ndjekësit e tij në Instagram, ndërsa pak më parë ka ndarë këtë video.

Këngëtari ka përdorur si audio zërin e Oltës, ku shprehet: “Mua e di si më vjen, t’i bie murit me kokë. T’a çaj kokën fare!”.

 

Nuk dihet si do të shkojë situata babë e bijë, ama është e sigurt se Sabiani nuk po e përjeton aspak mirë këtë situatë.