Me vetëm 5 lekë në xhep, dalin detaje rrëqethëse nga vrasja e rojes së “Top ChanneI”

Pal Kola është 60-vjeçari i cili gjeti vdekjen tragjike orët e para të mëngjesit të sotëm pranë godinës së Top Channel.

Ai punonte roje në këtë televizion dhe në momentin që autorët kanë shtënë me breshëri kallashnikovi, i ndjeri ka qenë duke u ngrohur me ngrohëse brenda kabinës së tij.

Sipas informacioneve, 60-vjeçari priste të dilte në pension teksa ishte i lumtur që kishte gjetur një punë me të ardhura minimale prej 30.000 lekësh.

Në vendngjarje është gjetur një monedhë 5 Lekëshe e cila mendohet se i ka rënë nga xhepi rojes së ndjerë.

“Ky 5 lekësh duhet të qëndrojë përgjithmonë në oborrin e Top Channel. Ishte e vetmja monedhë që ra nga xhepi i të ndjerit Pal….Skam fjalë…”, shkruan eksperti i kriminologjisë, Ervin Karamuco.