Me veshje serioze dhe floke te gjate, nuk do ta besoni sa ndryshe duket Bearti

Kanë kaluar shumë muaj që nga largimi i tij nga programi por interesimi i ndjekësve për Beart Rexhepin vazhdon të jetë i madh akoma.

Djaloshi nga Prishtina kulmin e famës e arriti pas lidhjes me Tea Trifonin ndërsa fansat krahas përditshmërisë së tij sot interesohen edhe për të kaluarën e tij.

Në një bisedë virtuale ai u ka plotësuar kërkesat ndjekësve, të cilët kanë kërkuar foto nga e kaluara e tij.

Nga ato më interesantet ishte kjo kur Bearti ishte 15-16 vjeçar dhe duket në bankat e shkollës.

Flokët e gjata dhe stili komplet ndryshe bën që të mos njihet.

Mes te tjerash ish-konkurrenti zbuloi edhe një fotografi kur ishte shumë i vogël dhe një tjetër nga mbrëmja e maturës.