Që pas daljes nga shtëpia e Big Brother, Arjola Demiri, i ka shmangur intervistat dhe daljet televizive, përvec “Portokallisë” sigurisht, teksa pak ose aspak dihet për jetë e saj post-reality show.
Sot e ftuar në emisionin “Pardon my French” aktorja e njohur ka rrëfyer për herë të parë ndjesitë pas mbarimit të programit, si e ka përjetuar periudhën kaotike pas tij dhe mbi të gjitha, nëse e mori shtëpinë e famshme që ju dhurua ndërkohë që ishte si konkurente në BB.
“E para nuk kam dashur të flas sepse ka pasur shumë zëra. Nuk flitej për asgjë tjetër përveç shtëpisë, fillojë të më torturonte kjo gjë. Edhe pa e marrë kontratën kam thënë që e kam marrë sepse nuk ka pasur vend për të dyshuar. Përtej nesh ka pasur me mijëra mesazhe në lidhje me shtëpinë. Tani shtëpia është në ndërtim e kam thënë edhe kontratën e kam firmosur tashmë. Pres vetëm t’i vendoset një derë dhe të marr çelësat. “- tregoi Arjola
Gjithashtu ajo ka dhënë dhe arsyen pse ka evituar të flasë për atë eksperiencë gjatë gjithë kësaj kohe, ndërsa ka bërë edhe një analizë të vetes:
“Në fakt e kam evituar pjesën që të flas për “Big Brother”, kam evituar edhe shumë intervista sepse ajo ishte një eksperiencë në ato kushte dhe rrethanat ishin ato që ishin brenda dhe kur del jshtë më pas është e kotë të analizosh dhe të thuash që do ta kisha bërë këtë apo atë. Një gjë është e sigurtë, pas analizës që unë kam bërë për të gjithë atë që ndodhi aty sigurisht që kam pasur edhe unë disa gabime të mijat në sjellje dhe jam munduar t’i rikuperoj me ata njerëz, që jo se u kam hyrë në hak.”