Aktorja Olta Gixhari dhe këngëtarja Era Rusi janë komentuar shpesh herë për ngjashmërinë e madhe që kanë me njëra tjetrën.
Era ishte e ftuar së fundmi në një intervistë për “S’e luan topi”, ku foli edhe për reagimet e njerëzve të cilët e ngatërrojnë me aktoren.
“Më kanë ngatërruar shumë herë, tani që është brenda shtëpisë më thonë ‘kur dole?’. Nuk më vjen as inat as mirë që më ngatërrojnë po nganjerë më bezdis“- ka treguar Era.
Ajo u ngacmua gjithashtu edhe për planet për zgjerimin e familjes apo një martesë të mundshme së shpejti, mirëpo Era u shpreh se nuk është nga ato femra që shtyn apo ia imponon partnerit të saj propozimin për martesë.
“Nuk është se më ka ardhur një propozim, kështu që kur të më vijë do t’a mendoj. Janë disa gjëra që çdo njeri do t’i mendojë atëherë kur vetë ndihet gati. Kështu që unë nuk jam tipi i femrës që të shtyj për të bërë gjëra.”- u shpreh këngëtarja ndër të tjera.