“Me të në krah jam një Hënë e plotë”- Afrona pranon lidhjen e re pas ndarjes me Bleron

Pas ndarjes së bujshme nga Blero, jo pak herë Afrona ka dhënë sinjale në rrjete sociale se ka nisur një lidhje të re.

Mbrëmjen e djeshme në një intervistë nga gazetarët e vegjël të “Në Kurthin e Piter Pan” ajo i ka konfirmuar këto zëra.

Afrona ka zbuluar se ka rigjetur dashurinë dhe se bashkjeton e lumtur me partnerin e saj zvicerian.

Ajo gjithashtu tregoi se një ndër arsyet e ndarjes me Bleron ishte largësia, e cila sipas saj është faktor kyç për shkëputjen shpirtërore nga partneri.

“Tani e kam afër dashurinë, jetoj me të dhe jam Hënë e plotë.”- tha ajo ndër të tjera.

Afrona shtoi se planifikon të martohet sërish, por këtë herë në Zvicër.

Përsa i përket kujtimeve me Bleron, ajo u shpreh nuk do t’i harrojë pasi kanë qenë momente të bukura në jetën e saj që s’mund të fshihen, por tanimë është e lumtur që secili e ka gjetur rrugën e tij kur kjo marrëdhënie nuk funksionoi.