Gerad Pique është fotografuar duke shijuar një ditë me të dashurën e re, Clara Chia Marti, 23-vjeçare, gjatë një pushimi romantik në Paris.
Futbollisti 35-vjeçar dhe Clara po lëviznin me skuterë elektrikë në kryeqytetin francez.
Ata dukeshin në humor të mrekullueshëm teksa lëviznin nëpër qytet me skuter.
Gerard ishte veshur me një bluzë të thjeshtë të bardhë me një xhaketë xhins të zbehur dhe pantallona ngjyrë bezhë.
Ndërkohë, partnerja e tij zgjodhi një xhaketë lëkure të zezë të veshur mbi një bluzë të bardhë të cilën e kombinoi me xhinse të zeza të gjera.
Bukuroshja kishte veshur edhe një palë taka të bardha për xhiro, disi të papërshtatshme për aktivitetin sportiv.
Dyshja u shfaqen të buzqëqeshur teksa lëviznin nëpër qytet me skuter, me çiftin që qeshnin dhe bënin shaka gjatë udhëtimit.