Mbrëmjen e djeshme, mes 6 konkurrentëve të rinj, shtëpisë së BBV iu bashkua dhe Sabiani.
Këngëtari u bë pjesë e reality show-t me qëllime të qarta: Të ndajë vajzën e tij, Keisin nga Kristi. Por a do ndodh kjo gjë? Duket se jo!
Në një bisedë pak më parë, Keisi u duk e vendosur për të vazhduar lidhjen me Kristin. Ajo u shpreh se nëse Kristi largohet nga programi të martën, do të largohet edhe ajo.
Biseda:
Kristi: Po sikur të dal unë?
Keisi: Po dole, dal dhe unë.
Kristi: Nuk ke nevojë të dalësh. Nuk dua unë të dalësh.
Keisi: Po do dal se çfarë do bëj.
Kristi: Aman sa të mirë të kam.
Keisi: O Lui nuk e beson. I thashë po doli do dal dhe unë, se çfarë do bëj?
Luizi: Nuk e bën, se po dole merr dhe Sabi pas.
Keisi: Pse mendon se nuk vjen ai?
Luizi: Kjo që the, e vendos më shumë Kristin në shtëpi.