Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Goca dhe Gra” ishte e ftuar këngëtarja e njohur, Irini Qirjako, ku përvecse ka folur për muzikë, jetën personale e familjen, ka zbuluar edhe një surprizë për të gjithë publikun.
Ajo konfirmoi se do të jetë një prej konkurenteve të “Dancing With the Stars”, një ftesë që në fillim nuk e kishte pranuar, por tani do të jetë pjesë e kastit të spektaklit.
Kështu, duke u rrëfyer për moderatoret e emisionit, ajo tha se ishte Ervin Kurti që e kishte bindur të bëhej pjesë e programit të njohur të kërcimit, edhe pse fillimisht kishte thënë “JO”, për shkak edhe të një problemi fizik.
Po ashtu gazetari kishte mundur tv bindte edhe bashkëshortin e artistes, i cili ishte po aq i vendosur si ajo, që të mos bëhej pjesë spektaklit.
Gjithsesi, tani do ta shohim Irinin në skenën e kërcimit, që besojmë se do të shkëlqejë njësoj si në skenat e këngës, e po ashtu jemi të sigurtë që do të jetë konkurentja e preferuar e publikut.
Burimi: /News-31