“Më shumë ziheshim se flisnim! Nga takimi në “BBVIP” e tek ribashkimi, Bora dhe Donaldi i zbulojnë të gjitha

Pak pasi Bora publikoi foton e tyre duke konfirmuar ribashkimin, është publikuar edhe promoja e emisionit të Donaldit.

Nga sekuencat e intervistës kuptohet se ata kanë folur për të gjitha. Duke u ndalur te raporti i saj me Donaldin, Bora rrëfen vështirësitë e problemet.

Më shumë ziheshim se loznim, më shumë ziheshim se flisnim, një fjalë të mirë nuk ia thonim njëri-tjetrit. “-thotë Donaldi.

Sa i përket ribashkimit, Donaldi ka zbuluar se ka qenë ai që e ka marrë hapin e parë duke i shkruar Borës.

Mes të tjerash Romeo e pyet moderatoren nëse është penduar që e takoi Donaldin në “Big Brother VIP”, përgjigje që do zbulohet ditën e transmetimit të emisionit.

https://www.instagram.com/reel/CjBGwQ7DSzy/?igshid=YmMyMTA2M2Y=