Gazetari i njohur, Bled Mane u eliminua për herë të dytë nga “Big Brother VIP” disa javë më parë.
Pas një televotimi të hapur për zgjedhjen e finalistit të dytë, pasi i pari ishte Luiz Ejlli, publiku vendosi të dërgonte Efin në finale, duke sjellë largimin e Bledit, dhe Kiarës.
Kështu sot, gazetari ka qenë i ftuar në një intervistë për të folur për rrugëtimin e dytë në BBV.
Ai tregoi se për të, ky “BB Vip” ishte si një burg, duke shtuar që “e shqetësonte injoranca”.
“Kam rënë 5 kg. Kam patur një gjendje që nuk e di… dola, hyra, dola, hyra është stres. Më dukej vetja shumë i fortë, ju e dini që unë kam qenë dhe në burg, po aty ishte burg brenda burgut.
Mua më shqetësonte injoranca. Ky edicioni shumë agresiv, shumë i dhunshëm.
Unë tentoja të debatoja po ishte shumë e vështirë. Nuk përballoheshin.”- u shpreh Mane.