Me shpejt nga ç’e prisnim. Ja ne cilen date fillon sezoni i trete i Perputhen

Nuk paska pushim per autoren e programit me te ndjekur ne Shqiperi, Olsa Muhameti dhe kjo duket nga puna e saj e pandalur. Mund te themi se publiku nuk e ka ndjere ne asnje moment mungesen e emosionit dating.

Kjo per arsye se pas perfundimit te ketij sezoni, filluan te transmetoheshin disa nga audicionet dhe turet e stafit e te konkurenteve neper Shqiperi dhe jo vetem. Gjithashtu, personazhet e Perputhen kane qene kudo neper televizione te ndryshme per intervista.

Beni vetem Gushtin pushim, pasi sezoni tjeter fillon qe ne javen e pare te shtatorit.

Ka qene autorja Olsa Muhameti e cila ka organizuar nje bisede viruale me ndjekesit ku priti disa pyetje ne lidhje me audiocionet dhe sezonin pasardhes.

Ajo ka treguar se emisioni fillon ne 6 shtator dhe se vajzat do te jene me shume se 4 ne puntaten e fillimit.

Gjithashtu, teksa u pyet se a besonte se shikueshmeria do te ishte po aq e larte sa ne sezonin e kaluar, ajo ua la ndjekesve te pergjigjeshin me ane te nje votimi.

“Po ju pyes ju, a do e shihni Perputhen sezonin e ri?”- ka shkruar ajo teksa ka lene votat e ndjekesve te flasin.

Shumica e votave ishin pozitive, por 38% e tyre kane vendosur mos ta shohin me.