Kanye West pranoi se kishte një varësi ndaj pornografisë, duke thënë se ajo “shkatërroi” familjen e tij.
“Mos lejoni që Kris t’ju bëjë të bëni foto nudo për playboy siç bëri me Kylie-n dhe Kimin,” shkroi ai në një postim në Instagram të enjten, nën komentet e Victoria Villarroel, ish-asistentes së Kylie Jenner.
“Hollywood-i është një bordello gjigante, pornografia shkatërroi familjen time dhe unë nuk do të lejojë që Instagram ta promovojë atë tek fëmijët e mi”- tha West.
Reperi i “Donda” po fliste për Kris Jenner – e cila menaxhon Kylie dhe ish-bashkëshorten e tij, Kim Kardashian, ku ka akuzuar Kris Jenner se ka nxitur pornografinë në familjen e tij duke nxitur vajzat e saj të pozonin nudo për revistën Playboy.