Ditën e sotme Marget, vajza e Marina Vjollcës dhe Getoar Selimit ka mbushur 1 vit jetë.
Për këtë ditë speciale për voglushen është organizuar një festë, pamje nga e cila na ka zbuluar Luana, e cila padyshim është aty për të festuar me mbesën e saj.
“Gëzuar ditëlindjen jeta e tezes”, ka shkruar Luana sipër një foto shumë të ëmbël ku shihet me mbesën e saj në festë, ndërsa ka ndarë një foto edhe nga torta unike për Marget.
Pak më parë edhe Marina ka ndarë disa poza të veçanta në ditëlindjen e Marget, ku krahas tyre moderatorja ka shkruar disa fjalë të ëmbla.
‘Gëzuar ditëlindjen kuptimi i jetës sime. Urime ditelindjen drita e syve të mi Marget.’