Barbana Dini prej kohësh është shpërngulur në Amerikë atje ku ka nisur jetën bashkë me partnerin e saj.
Këngëtarja e njohur përkundër dedikimeve të ëmbla kohë pas kohe nuk ka preferuar që ta zbulojë identitetin e tashmë bashkëshortit të saj.
Por ditën e sotme me rastin e ditëlindjes së tij, Barbana ka ‘’lëshuar pe’’ dhe me një dedikim të ndjerë ka publikuar disa pamje nga momentet e tyre të lumtura duke zbuluar kështu për herë të parë portretin e njeriut të saj të zemrës.
Bashkëshorti i saj është një biznesmen shqiptar që jeton në Shtetet e Bashkuara me origjinë nga Shkodra, qyteti ku ka lindur dhe Barbana.

https://www.instagram.com/p/Cjo-lnrMrno/?utm_source=ig_embed&ig_rid=1404f0f3-2e1e-4a62-ac24-83db9e131a24
