Gjatë rrugëtimit të saj në ‘’Dance Albania’’ Arbnora Ademaj krahas kënaqësisë e përvojës së re u përball edhe me disa situata të pakëndshme, ndodhi që janë të zakonshme thuajse në çdo garë apo kompeticion të këtij lloji.
Aty pati hatërmbetje e sherre por që duket se janë sheshuar tashmë pas daljes.
E ftuar në Prive ajo ka folur për Arta Nitajn fillimisht duke iu përgjigjur deklaratës së aktores, e cila e kishte cilësuar të padrejtë vendimin e eleminimit të saj aso kohe, duke u shprehur se nuk iu dha një shanc i dytë si Arbnorës.
“Nuk është faji i mi. Përgjigjen duhet t’ia japë produksioni. Dashuria e publikut e tregon më mirë këtë pjesë. Atë vlerësim që ta jep publiku nuk mundet me ta dhënë asnjë vlerësim i jurisë, asnjë produksion. Unë mendoj se pjesa më e madhe ka qenë publiku, ai që më ka mbështetur dhe po më është dhënë hapsira.
Njerëzit shikohen edhe në bazë të karrierës, atyre çfarë kemi arritur në jetë. Të tjerët kanë kohë me u përmbushë në karrierën e tyre dhe me arritë në nivelin me u vlerësuar dhe me u pa si një person i rëndësishëm në çdo spektakël.”
Bujë të madhe gjatë rrugëtimit të saj në “Dance Albania” bëri edhe “sherri” me Melisa Lleshin.
Gjithçka nisi pas një komenti që Arbnora bëri ku u shpreh se ish-konkurrentja e “Për’puthen” nuk e meritonte të kishte arritur deri aty.
“Me Melisën më shumë e ka keqkuptuar. Melisa është një vajzë shumë e mirë, është një mike e imja. Vazhdoj me qenë mike. Por, ka ndodhur një keqkuptim dhe i kemi kaluar,”-përfundoi Arbnora Ademaj.