Jetmir Sulaj, ish fituesin e sezonit të tretë të “Big Brother” e shohim mjaft aktiv në rrjetet sociale, sidomos në TikTok ku bashkë me të mblidhen me mijëra shikues për të diskutuar tema të ndryshme lidhur me sezonin aktual të reality show-t.
Mirëpo duke qenë një personazh i drejtpërdrejtë, Jetmirin e kemi parë shpesh të shprehë mendimin e tij lidhur me situata të ndryshme.
Së fundmi, ai ka bërë një postim ironizues për Kiara Titon. Teksa ka postuar një foto në InstaStory, Jetmiri shkruan:
“Unë jam Kiara:Pretendente për të fituar BBVip2.
Këshilla ime për ju:
Hani vezë të skuqur mëngjes,drekë dhe darkë
Kurrë mos lejoni një mashkull që tu dashurojë më shumë seç dashuroni ju veten..
Teknikat se si të sillni një mashkull vërdallë do i tregoj një herë tjetër.
Ah se harrova:Unë di të lexoj”, shoqëruar me një foto të vjetër të Kiarës.