Dojna Mema ka publikuar në Instagramin e saj një foto kur ka qenë fëmijë me babain e saj të ndjerë, i cili e mban në krahë.
Krahas imazhit moderatorja i ka dedikuar dhe disa fjalë të trishta, ku shprehet se do të donte që t’i kishte mbajtur njëherë në krahë djalin e saj Nolan Sol.
“Sa do të doja ta kishe mbajtur një herë në krahë Nolan Sol, por ndoshta ti e ke bërë përpara ne të gjithëve. Përgjithmonë goca jote bab”, ka shkruar ajo.
Kujtojmë që disa muaj më parë, ajo u bë nënë dhe solli në jetë një djalë, të cilin e pagëzoi me emrin Nolan Sol. Tashmë, Dojna i është përkushtuar vogëlushit duke u shkëputur për pak kohë nga ekrani.