Gjerdani prej diamanti i Princeshës Diana, të cilin e kishte vënë vetëm dy muaj përpara se të vdiste ka dalë në ankand me një çmim prej 10 milionë euro.
Diana e kishte vendosur këtë gjerdan në qershori 1997, kur mori pjesë në shfaqjen gala të Baletit Kombëtar Britanik “Liqeni i Mjellmave”.
Askush nuk e dinte në atë kohë se do të ishte një nga daljet e saj të fundit publike.
Diana dukej magjepsëse me një fustan nga “Jacques Azagury” dhe takat e “Jimmy Choo”, por shkëlqimi i veshjes së saj ishte një gjerdan me perla nga Deti i Jugut, i bërë me porosi nga “Garrard”.
Argjendarja e mbretërisë krijoi gjerdanin dhe vathët e ngjashëm. Pasi ajo vuri gjerdanin, iu kthye “Garrard”-it, në mënyrë që të mund të përfundonin edhe vathët por, për fat të keq ata nuk u përfunduan para vdekjes së saj tragjike.
I njohur tashmë si “Swan Lake Suite”, gjerdani dhe vathët do të dalin në ankand nga Gurernsey’s muajin e ardhshëm. Gjerdani përmban 178 diamante dhe pesë perla nga Deti i Jugut dhe vathët dy perla dhe gjashtë diamante.