Aurela Hoxha konfirmoi më në fund se është bërë nënë për herë të parë! Para pak minutash, Hoxha postoi në llogarinë e saj të Instagramit një seri fotosh, nën përshkrimin “më të mirat e këtyre ditëve”.
Në disa prej fotove Aurela shfaqej me bebushin në krahë, duke zyrtarizuar kështu lajmin që qarkullonte prej muajsh. Gjinia e bebushit apo koha e tij e lindjes nuk dihet ende, por burime për Iconstyle thanë se u bë nënë e një djali në maj.
Aurela u kujdes që gjithë shtatzëninë ta jetojnë në privatësi të plotë, pa publikuar asnjë detaj prej saj. Gjithçka dihet është se ajo dhe partneri i saj prej 6 vitesh jetojnë në Spanjë.