Mbremjen e djeshme mund te shihnim intervisten e Atdheut per “Ne pranga” te TOA. Ai iu pergjigj shume pyetjeve te cilat kishin ngelur pa sqarim per nje kohe te gjate.
Perfshire ketu ceshtjen me Andin, Jasminen apo Saren. Persa i perket Andit ai tregoi per here te pare versionin e tij te historise se perse marredhenia e tyre kishte marre fund.
Ai u shpreh se teksa lindi afrimiteti mes Jasmines dhe Andit, ky i fundit i kerkoi Atdheut qe te fillonte te largohej nga Jasmina, e sipas Atdheut as mos te postonte foto me te dhe Atdheu u shpreh se keshtu beri, filloi ta largonte Jasminen.
Ndersa, nga ana tjeter, pas ndarjes nga Sara, Andi postoi nje foto me Saren, gje qe nuk i pelqeu Atdheut pasi ai e kishte nje “kusht” per te mos postuar foto me Jasminen.
Sipas Atdheut kishte edhe shume shkaqe te meparshme qe krisen marredhenien mes tyre, por kjo ishte ajo qe i vuri vulen.
