Iliri dhe Gilberta kanë qenë një nga çiftet më të përfolura të “Për’puthen 40+”. Pasi vendosën të dilnin bashkë nga programi, dyshja zyrtarizoi lidhjen. Mirëpo, një muaj pas zyrtarizimit të lidhjes, lliri dhe Gilberta i dhanë fund romancës së tyre. Kjo e fundit e akuzoi Ilirin se ka qenë i martuar dhe ka fëmijë por ai i mohoi këto zëra.
Ndërkohë, së fundmi Iliri ka folur për arsyet e ndarjes së tyre. Në një bisedë virtuale me ndjekësit në Instastory ai ka treguar se nuk ishin të përshtatshëm për njëri-tjetrin dhe se “filloi t’i mungonte oksigjeni”.
Sepse mundi për të na bërë të përshtatshëm realisht me njëri- tjetrin, nuk gjeti solucion. Arsyet ishin të larmishme, shkaqet po aq të rëndësishme…të tepruara, bllokuese dhe tendencioze. Po fillonte të më mungonte oksigjeni”, ka shkruar lliri.