“Më mori me mik vendin e punës…”- Gazetarja e njohur bën deklaratën ‘bombë’ për Arbana Osmanin

Moderatorja e njohur Dasara Karaiskaj ka qenë e ftuar së fundmi në një intervistë në “McnTv”, ku ka bërë një deklaratë të papritur dhe të padëgjuar më parë për Arbana Osmanin.

Përsa i përket fillimeve të karrierës, Arbana ka treguar se ka fituar një konkurs në ‘Top Albania Radio’ mes 300 konkurrentëve të tjerë, mirëpo kjo gjë është përgënjeshtuar nga Dasara.

Gazetarja tregoi se ka qenë ajo që është shpallur fituese, mirëpo i është bërë një padrejtësi pasi Arbana ia ka marrë vendin me mik.

Në moshën 16-vjeçare ishte moda e “TAR” si radio e parë kombëtare edhe e fitova aty konkursin, por atë vend pune ma mori Arbana Osmani. Mbase sot nuk do të isha unë te “Big Brother-i” se nuk kam ambicien e saj si vajzë, por më vjen pak keq që u konkurruan 300 zëra dhe unë fitova, por ajo tha që fitoi ajo, por që nuk fitoi ajo. Fitoi me mik. Ky muhabet ka rreth 24 vjet, kam qenë e vogël edhe mbaj mend Alketa Vejsiun që më thoshte “shko mi kape Bojken Lakon”, unë nuk e bëja dot për shkak të karakterit që kisha. Por, kur e pashë vjet Arbanën në edicionin e parë të “BBV” që doli dhe tha “unë fitova në një audicion ku morën pjesë 300 veta”, aty u zhgënjeva më shumë. Tani çfarëdo që të them, unë dal ajo e keqja e përallës, doli në shteg edhe e thashë këtë gjë”– tha gazetarja në një intervistë për “MCN Tv.”

https://www.instagram.com/reel/CqBVYrqg48L/?igshid=YmMyMTA2M2Y=