Ish konkurrenti i Per’puthen, Andi Shehi, ka qene i ftuar diten e sotme ne nje interviste per “Shqiperia Live”.
Edhe pse kane kaluar muaj nga ndarja me Melisen, Andi nuk kishte si t’i shpetonte pyetjeve per marredhenien e tyre dhe arsyet e ndarjes.
Ai u shpreh serish se arsyet ishin vetem sherret qe ishin bere te shpeshta mes tyre dhe marredhenia toksike, duke hedhur poshte aludimet per nje tradhti te mundshme.
Mirepo, kete here ai u shpreh me shume duke bere disa deklarata qe nuk priteshin.
Andi tha se do te ishte me mire nese nuk do t’a kishte takuar kurre Melisen dhe se tashme e ka harruar plotesisht.
Ai madje tregoi se nuk ka degjuar asnje kenge te re te saj dhe nuk eshte interesuar fare te dije se çfare eshte bere me te.
Nga ana tjeter, Andi pranoi se tashme eshte ne nje lidhje te re dhe po provon ndjesi si asnjehere me pare.
Vajza ne fjale eshte nje person jo publik, e me te thene kete Andi u shpreh se nuk do te krijoje me kurre lidhje me nje person te njohur.