Me lot në sy këndoi “hitin e ndarjes” nga Pique, Shakira përfundon në spital!

Qe pas tradhetise se Pique ndaj Shakires, ish cifti kane qene kryeteme e mediave online.

Shakira beri dije se do te sjelle nje projekt te ri muzikor e qysh pas njoftimit, menjehere filloi te aludohej se kenga do te ishte nje dedikim per Pique ose per gjithe situaten e ndodhur.

Artistja ndau me ndjekesit e saj titullin e kenges, “Monotonia”, teksa kendoi dhe nje pjese te saj.

Me lot ne sy, Shakira kendon: “Nuk ishte faji yt as faji im, ishte faji i monotonise. Kurre nuk thashe asgje, por me dhimbte. Une e dija qe kjo do te ndodhte“.

https://www.instagram.com/reel/Cjvhjv0jkqO/?utm_source=ig_embed&ig_rid=b3a6bb22-a87d-40f9-b250-903bab69b77f

Mirepo, pas kesaj video, Shakira ka ngjallur shqetesim per gjendjen e saj shendetesore, per faktin se javet e fundit ka vizituar shpesh nje spital ne Barcelonë, sipas podcast-it “Mamarazzis”, ku gazetaret Laura Fa dhe Lorena Vazquez shprehen shqetesimin e tyre per kengetaren kolumbiane.

“Ne kemi fotografi, informacione, se çdo javë ajo viziton klinikën “Teknon” në Barcelonë,” thanë Fa dhe Vázquez në podkastin e tyre.

“Nuk është për shkak të babait të saj. Ajo nuk ka shkuar të takojë asnjë pjesëtar të familjes dhe është e vërtetë që ka shkuar edhe vetëm”, thanë Fa dhe Vazquez. “Nuk e dimë se çfarë nuk shkon me të. Ndoshta është thjesht një çështje estetike, që ajo dëshiron të përgatitet për turneun e ri, ose ndoshta është një problem shëndetësor. Nuk e dimë.”