Ronela Hajati njihet tanimë për karakterin e saj të drejtëpërdrejtë dhe pa komplekse.
Këngëtarja është gjatë gjithë kohës në qendër të vëmendjes dhe rrjedhimisht komentet drejt sa janë të pafundme dhe nga më të ndryshmet.
Ditën e sotme në Instagram e saj, Ronela ka vendosur t’ju dedikojë disa minuta nga jeta të gjithë kritikëve.
Duke nisur nga ata që kritikojnë tekstet e këngëve të saj, e deri te ata që nuk I zë gjumi natën duke menduar për peshën e Ronelës.
Ndalur te kjo e fundit artistja ka thënë se komentet që merr në lidhje me fizikun janë më të shëmtuarat dhe e mbyll shkrimin e saj edhe me një ironi.
“Komenti me i keq qe lexoj per veten eshte krahasimi me lopen… 98% e ketyre komenteve vijne nga gjinia mashkullore… Lopa shkrete ka bark dhe “sise” Une skam asnjeren nga kto me vjen keq… me gjeni kafshe tjeter urgjent, Dragua prsh. qe dhe tju djeg ne te njejten kohe,tbej tpakten nje gje per ju”