Pas gjithe deklaratave per njeri tjerin, dhe gjithashtu doreheqjet nga njeri tjetri, Jasmina dhe Andi e gjeten perseri rrugen per tu rikthyer bashke.
Nje merzi e madhe u vu re nga fansat e ciftit pas takimit 4 minutesh ku Andi donte t’i jepte fund marredhenies me Jasminen pasi ai ishte lodhur nga xhelozite e teperta te saj, ndersa Jasmina po perpiqej t’i bente te qarte se e gjithe sjellja e saj vinte pikerisht nga ndjenjat e forta qe ajo ka kundrejt Andit.
Shume nga ne menduam se aty mori fund gjithcka,pasi edhe pas deklarates se Andit se donte te jepte doreheqjen nga Jasmina,Arjan Konomi dhe Bora po perpiqeshin ta benin Andit te kuptonte se kjo ishte thjeshte nje situate e momentit dhe se me Jasminen nuk mund te mbaronte kaq kollaj,por ai perseri i qendroi vendimit te tij per te hequr dore nga Jasmina.Kjo pra ishte arsyeja qe te gjithe menduam se lidhja mes tyre do te perfundonte aty.
Por jo! Mesa duket dashuria per njeri tjetrin eshte me e madhe se kaq. Duket se ata tashme e kaluan kete periudhe dhe jane perseri me njeri tjetrin.
Nje foto e te dyve na tregoi se para pak ditesh ata kishin dale per te ngrene bashke,ndersa tani Jasmina poston keto foto me Andin ne kohen qe ndodheshin ne Kosove duke na shpjeguar se mes te dyve nuk ka kurrsesi urrejtje,por vetem mosmarreveshje. Te njejten foto e ka ripostuar edhe Andi me shkrimin “Ok, fitove ti”
Ne ashtu si shumica e publikut shpresojme qe ciftin ta shohim akoma krah njeri tjetrit.