Megjithëse nuk arriti dot të shkonte në finalen e “Big Brother VIP Kosova” apo pse jo, ta fitonte atë, Andi Artani nuk doli me “duar në xhep” pasi krijoi një lidhje me bukuroshen Gresa Hoti, romancë e cila po vazhdon edhe jashtë reality show-t.
Madje, ish banori ka bërë me dije së fundmi teksa ishte i ftuar në një intervistë për “Prive” se ka shkuar në Pejë bashkë me Gresën për ta prezantuar me familjen e tij.
Si fillim Andi rrëfeu eksperiencën e tij në BBV ku teksa u pyet se cili ka qenë gabimi më i madh brenda shtëpisë, tha:
“Kam krijuar disa skena inegzistente në kokën time që kanë ndikuar shumë tek unë”.
Përsa i përket bashkëjetesës me Gresën, Andi tha:
“Në Pejë e ku ti dojë zemra ka vend për Gresën. Dhomën akoma nuk e kam ndarë.
Teksa u pyet se si e ka pritur familja e tij lidhjen me Gresën në reality show, Artani tregoi se e kanë kritikuar, por që Gresën e pëlqejnë.
“Familja ime më kanë kritikuar mua dhe e duan shumë Gresën.
Mua më kanë thënë që ti lë disa gjëra dhe të vazhdoj. Jam me një zemër të ngrohtë por me një mendje të ftohtë”.
Andi tregoi se sfida më e madhe për romancën e tij me Gresën ka për të qenë distanca.