Puntata e sotme ishte vendosur te nisej me nje video, ku Bashkimi teksa ishte pyetur ne prapaskene se cilen nga vajzat do te donte te eleminonte, ai ishte pergjigjur per Ritvanen.
Ai ishte shprehur se ka disa kohe qe i ka prishur marredheniet me te dhe se shumica e djemve nuk ka as gjysmen e pelqimit per te, ndaj dhe sipas tij ajo nuk duhet te qendroje me ne program.
Kjo video ishte pare nga Ritvana ne kohen qe ajo gjendej ne nje kohe te veshtire per te, duke pritur pergjigje analizash te rendesishme per shendetin e saj.
Ritvana u shpreh se ajo video e preku shume, pasi nuk kishte pse te permendej emri i saj e madje Bashkimi te fliste ne emer te te gjithe djemve te tjere.
Nga ana tjeter, Bashkimi u shpreh se nuk ishte fare ne dijeni te gjendjes se saj shendetesore dhe ajo video ishte bere dite me para se te publikohej.
Gjithashtu, ai u shpreh se Ritvana e ka share nga robt dhe qe atehere ai ka dashur t’i prese marredheniet me te, nderkohe gjithe studio i doli kunder Bashkimit duke i thene se po sillej si kalama dhe po e tepronte duke mos marre parasysh gjendjen shendetesore te Ritvanes.