[ad_1]
Apple do të prezantojë një opsion për të çaktivizuar plotësisht Night Mode në kamerën e iPhone me iOS 15. Ndërsa përdoruesit mund të çaktivizonin Night Mode për një foto të caktuar, kamera e iPhone e ri-aktivizonte saherë që e konsideron të nevojshme.
Me iOS 15 mund të çaktivizoni Night Mode plotësisht dhe kamera nuk e aktivizon dot automatikisht në ambiente me dritë të pakët.
Night Mode zakonisht përdoret për të realizuar foto cilësore në dritë të pakët por ka raste kur iPhone e aktivizon këtë modalitet dhe përfundoni me një foto më të dobët sesa pa të.
Nëse jeni person që dëshironi kontroll të plotë mbi kamerën e iPhone në iOS 15 do të mund ta çaktivizoni duke ndjekur këto hapa:
- Shkoni në Settings
- Zgjidhni opsionin Camera
- Më pas Preserver Settings
- Çaktivizoni Night Mode
Me këtë opsion të çaktivizuar nëse për një foto e anuloni Night Mode, do të mbetet ashtu edhe për foto e tjera. /PCWorld Albanian
[ad_2]