Kantautori i njohur Elton Deda ka qenë gjithmonë hermetik sa i takon familjarëve. Artisti zgjodhi që njërin nga djemtë, ta prezantonte për herë të parë me publikun në 18 vjetorin e tij.
Fjordi i cili jeton në Amerikë, këtë verë ndodhet në Shqipëri për pushime ku festoi ditëlindjen e 18-të.
Në këtë ditë të veçantë Eltoni ka bërë një urim të ndjerë, duke gjetur fjalët më të bukur që një baba mund t’i dedikojë të birit.
“Kam dy djej. Njëri dhe më i rëndësishmi është ky! Djali im, shoku im. Sot ai ka ditëlindjen! 18 vjeç, nuk është shaka. Të dua shumë miku im. Bëhu i fortë në këtë botë të pisët! Jola, faleminderit për gjithçka, që kujdesesh në çdo detaj për produktin tonë, të jetë sa më i mirë dhe i shëndetshëm. Happy Birthday Plako!”, shkroi Eltoni krahas fotos me të shtrenjtin e tij.