Andi Shehi jo shumë kohë më parë ishte nga më të përfolurit e showbizit shqiptar.
Që nga ndarja e tij me Melisa Lleshin, ai u distancua nga jeta publike madje reduktoi edhe postimet në rrjetet sociale.
Në një nga të rrallat paraqitje në Instagram, ai ka vendosur ta përçojë një mesazh – se është i lumtur në lidhjen e tij.
Shkrepjen e fundit, Shehu e ka bërë vetë i dyti në një nga lokalet e Tiranës.
Deri në këtë moment, partnerja e Andit mbetet misterioze, meqenëse ai ka vendosur ta mbajë të tillë duke ia mbuluar fytyrën.