Aktori i mirënjohur i humorit Bes Kallaku ka qenë i ftuar te RTV Ora , te emisioni më i ri “Jeto me Orën.”
Ai ishte me motrën e tij, ku po rrëfente detaje nga karriera dhe jeta personale.
Besin e kemi parë shpesh me gjyshen e tij Ijen, e cila nuk ka rrëmbyer vetëm zemrën e aktorit dhe familjarëve, por të të gjithë atyre që e ndjekin Besin.
Pavarësisht se i ka mbajtur më në hije, mamaja dhe babai i aktorit nuk ngurruan të tregonin disa të pathëna për djalin e tyre
“Ti e di shumë mirë, se unë kisha dëshirë që ti të vazhdoje shkencat e natyrës dhe në shkencat teknike, por shfaqjet e tua, të cilat gjithmonë i ndjek me shumë vëmendje më bindën mua që ti duhet të zgjidhje vet”,- rrëfeu babai i aktorit duke ju drejtuar djalit.
As mamaja nuk mbeti pas, ajo tregoi një ngjarje gazmore dhe të veçantë.
“Nuk do ta harroj kurrë, ku në garderobën time ndodhej një kostum, të cilin unë e kisha më të preferuarin tim dhe ti e kishe marrë. Ndërkohë kur ti (Besi) , e solle në shtëpi, kostumi ishte i grisur dhe unë mbas shumë kohësh, kur vendosa ta vishja e gjeta të grisur. E nuk gjeja momentin për të kërkuar llogari , se më dhe shumë kënaqësi në skenë”,- tregoi ajo duke qeshur.
Besi sigurisht emocionohet duke ndjekur videomesazhin nga prindërit.
Burimi: /Iconstyle